16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Egjipt, qëllohet me domate autokolona e Hillari Klinton

Më të lexuarat

Pritet me domate në Egjipt Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton. Autokolona e Klinton është shoqëruar me thirrjet “Monika, Monika, Monika” ndërsa po largohej nga Aleksandria, raportojnë mediat, njofton portali LajmiFundit

Njoftohet se gjatë vizitës, Klinton u shpreh se ndodhej në Egjipt për t’u dhënë përgjigje kritikëve të cilët besonin se Ushingtoni ka marrë kah në politikën e egjiptiane.
“Dua ta bëj të qartë se SHBA nuk ndodhet për biznes në Egjipt”, tha ajo duke shtuar se gjithashtu vizita e saj nuk është për të zgjedhur fituesin dhe humbësin e zgjedhjeve.
Gjatë vizitës së saj u rihap konsullata e SHBA-ve, e cila u mbyll në vitin 1993 për shkak të shtrëngesave në buxhet.
“Kam ardhur në Aleksandri për të rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-ve për popullin egjiptian dhe të ardhurën e tyre demokratike”, tha Klinton.
Thirrjet “Monika” i referoheshin Monika Levinskit, e cila u bë e njohur për marrëdhënien e saj me burrin e Klintonit, ish-presidenti Bill Klinton.
Gjatë qëndrimit në Egjipt, Klinton zhvillojë një takim me dyer të mbyllura me kreun e ushtrisë egjiptiane, Field Marshal Mohamed Hussein Tantaui./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit