11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Egjipt, Morsi i thotë ‘jo’ dhunës

Më të lexuarat

Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, u ka kërkuar egjiptianëve, nëpërmjet llogarive të tij në Facebook dhe Twitter, të “refuzojnë dhunën mes fjalëve dhe veprave të tyre”, pas përleshjeve të përgjakshme në vend.

Bilanci i trazirave flet për të paktën 6 demostrues e 2 agjentë të vdekur, si dhe mbi 450 të plagosur, gjatë protestave të mbajtura kundër vet Morsit, në 2-vjetorin e revoltës mbarëpopullore kundër Mubarakut.

Morsi fton “të gjithë qytetarët t’u përmbahen vlerave fisnike të revolucionit, për të shprehur lirisht dhe në mënyrë paqësore opinionet e tyre”.

Përplasjet kanë nisur midis mbështetësve të opozitës egjiptiane dhe policisë, teksa të vdekurit janë shënuar në qytetin e Suezit. Policia u përball me ta edhe në kryeqytetin Kajro, të cilët ishin mbledhur shumë pranë pallatit të tij, në sheshin “Tahrir”.

Edhe Alexandria u përfshi nga protestat, ndërsa në Ismailia protestuesit i vunë zjarrin zyrave kryesore të partisë “Vëllazëria Muslimane”. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit