EGJIPT-KLINTON I KËRKON MURSIT TË MOS NXJERRË NË REFERENDUM AKORDIN E KAMP DEIVID

0
30

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, në kuadrin e turneut të saj në Lindje të Mesme, përfundoi kontaktet në Egjipt dhe kaloi në Izrael.

Gjatë qëndrimit në Egjipt, Hilari Klinton pati takime të ndara me Presidentin e ri, Muhamed Mursi dhe kryetarin e Këshillit të Lartë Ushtarak, Mareshal Husejin Tantavi.

Bëhet e ditur se në kontaktet e Klintonit ka dalë në plan të parë e ardhmja e Traktatit të Paqes së Kamp Deivid, nënshkruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit, në vitin 1979.

Pretendohet që sekretarja amerikane e Shtetit t’i ketë kërkuar Presidentit egjiptian, Mursi që të mos e paraqesë për votim në referendum marrëveshjen e firmosur në Kamp Deivid të SHBA-ve.

Kreu i diplomacisë amerikane, gjatë vizitës në Egjipt, bëri rihapjen e konsullatës së vendit të saj në qytetin Aleksandri.

Autokolona e Klintonit në Aleksandri u bë shënjestër e protestës me domate dhe këpucë, që kishin organizuar kundër saj disa grupe qytetarësh.

Pasi përfundoi kontaktet në Egjipt, ajo kaloi në Izrael.

Vizita e sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton në Izrael pritet të përqendrohet mbi programin bërthamor të Iranit, procesin e paqes Palestinë-Izrael dhe zhvillimet në Egjipt.trt/kohaislame