16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Egjipt, gjykata dënon me vdekje 75 persona

Më të lexuarat

Një gjykatë në Egjipt ka dhënë dënime me vdekje për 75 persona, përfshirë edhe Muhammed el-Biltaci një nga drejtuesit e Organizatës Vëllazëria Muslimane (Ihvan) babai i vajzës dëshmore Esma el-Biltaci, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet gjyqësore mësohet se Gjykata Penale e Kajros sot në seancën gjyqësore ka dhënë vendimin për dënimet me vdekje për 75 të akuzuar nga të cilët 44 janë nën arrest të cilët gjykohen në lidhje me ngjarjet e evakuimit në sheshin Rabia.

Në seancën gjyqësore ka patur një pjesëmarrje të madhe si nga mediat lokale ashtu edhe nga mediat e huaja. Në seancën ku ishte i pranishëm edhe një delegacion diplomatik në cilësinë e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian bëhet e ditur se nuk u lejua hyrja e disa avokatëve dhe të afërmëve të të akuzuarve.

Theksohet se vendimi në fjalë është i hapur për apelim ku sipas ligjeve egjiptiane ndaj vendimit të gjykatës mund të apelohet brenda 60 ditëve.

Gjithashtu bëhet e ditur se vendime gjyqësore janë dhënë edhe në lidhje me të akuzuar të tjerë për çështjen ku janë në gjykim 739 persona nga të cilët 300 nën arrest dhe 439 në arrati.

Gjykata po ashtu ka dhënë vendim për dënimin me burg të përjetshëm (25 vite) rreth 47 të akuzuarve të tjerë në mesin e të cilëve janë edhe kryetari i këshillit konsultativ të Ihvan-it, Muhammed Bedii, ish-ministri i Furnizimit Basim Avde, zv.kryetari i partisë Vasat İsam Sultan. Ndër të tjera njoftohet se është dënuar me 10 vite burg edhe avokati Usame djali i Muhamed Morsit.

– Çfarë ka ndodhur?

Pas përmbysjes nga pushteti me grusht shteti të Muhamed Morsit, presidentit të parë të zgjedhur me rrugë demokratike në Egjipt më 3 korrik 2013, në sheshin Rabia nisën protestat të cilat zgjatën deri me 14 gusht 2014.

Forcat e sigurisë në orët e para të mëngjesit të 14 gushtit ndërhynë në mënyrë të përgjakshme në shesh, ku sipas të dhënave zyrtare në ngjarje humbën jetën 632 persona nga të cilët 8 policë.

Në lidhje me ngjarjet gjykohen 739 të akuzuar nga të cilët 300 nën arrest, ku në mesin e të cilëve ndodhen edhe emra të rëndësishëm në vend kryesisht nga drejtuesit e Vëllazërisë Muslimane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit