1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Egjipt, El Baradei zyrtarizon partinë

Më të lexuarat

E kishte njoftuar prillin e kaluar dhe tani partia e tij është bërë zyrtare. Mohammed El Baradei, fitues i çmimit Nobël për paqen dhe ish-kandidat për president i Egjiptit, është zyrtarisht lideri i Partisë së Kushtetutës.

Një liberal, ish-kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë bërthamore, El Baradei kishte hequr dorë nga gara presidenciale në shenjë proteste kundër vendimit për të votuar para se Egjipti të miratonte kartën e re kushtetuese.

Ndërkohë, një tjetër ish-kandidat për president, Ahmed Shafiq, njëkohësisht ish-ministër i Aviacionit gjatë regjimit të Mubarak, është shpallur person në kërkim.

Shafiq akuzohet se ka shitur sipas interesave të tij terrene të ndryshme që kontrolloheshin nga kompania e djemve të ish-presidentit egjiptian, Alaa dhe Gamal Mubarak.

Shafiq është futur në listën e zezë të të kërkuarve, të cilët nuk mund të dalin nga vendi, ose nëse janë jashtë, si në rastin e tij, duhet të kthehen në Egjipt.

Në qershorin e kaluar Shafiq kishte humbur balotazhin për zgjedhjet presidenciale përballë kandidatit Mohamed Morsi, që tani drejton shtetin që ndërroi regjim gjatë së ashtuquajturës Pranvera Arabe./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit