4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Edin Dzeko:Do të përpiqemi të befasojmë Barcelonën

Më të lexuarat

Jam i lumtur në City dhe jam fokusuar vetëm në këtë klub, i cili ka tifozë të mrekullueshëm”, ka thënë për AA Dzeko
 
 
Edin Dzeko, kapiteni i kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe një nga futbollistët më të mirë që ky shtet pati ndonjëherë, golashënuesi për të cilin jo rrallë në superlativ flet e tërë bota, në Premier Ligën angleze ka shënuar 50 gola. 
 
Me golin e shënuar për Manchester City-n në ndeshjen kundër Liverpoolit (1:2) Dzeko më 1 mars hyri në një tjetër shoqëri elitë të ligës më të fortë në botë ku luan për katër sezone. Në pyetjen se çfarë është ndjenja të shënosh 50 gola në Premier Ligë, Dzeko në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA) u përgjigj: “E mrekullueshme. Puna ima është të shënoj gola dhe për mua nuk është befasi që shënova aq. Këtu jam që katër vite dhe luaj vazhdimisht, pa lëndime serioze, vetëm këtë sezon, kur kam bërë pauzë dy muajshe. Ndoshta do mund të ishin më shumë gola, por nuk ankohem. Jam i kënaqur dhe do të përpiqem edhe në ndeshjet e ardhshme të rrisë rezultatin e golave të shënuar, sepse 50 gola në Premiership është nxitje e madhe për më tej.”
 
– Do të përpiqemi të befasojmë Barcelonën – 
 
Manchester City tani është i dyti në tabelë, pesë pikë pas Chelseat në krye të tabelës. Megjithatë, Dzeko dhe bashkëlojtarët e tij besojnë se mund të fitojnë titullin e ri të kampionit të Anglisë.
 
“Qëllimi është gjithmonë i njëjtë – trofetë. Jemi prapa Chelseat në ligë, por mendoj se nuk është dallimi i madh, përkatësisht i paarritshëm. Deri në fund kanë mbetur edhe shumë ndeshjet dhe do të presim gabimin e tyre eventual. Do t’u bëjmë presion deri në fund, dhe shpresoj se në fund do të arrijmë të mbrojmë titullin e kampionit, të cilin e fituam vitin e kaluar. Kur luan në klubin siç është City, është gjë normale që çdo sezon të prisni luftën për krye të tabelës, kështu edhe ne veprojmë”, ka thënë Dzeko.
 
Ai konsideron që se “qytetarët” e Manchesterit, pavarësisht disfatës në ndeshjen e parë kundër Barcelonës (1: 2), nuk kanë humbur gjasat në revansh të fazës eliminuese të Ligës së Kampionëve më 18 mars në “Camp Nou”. 
 
“Ndeshja e parë ishte shumë e rëndësishme, sepse jemi përpjekur mos të humbim në shtëpi. Por, nuk ishim të mirë, veçanërisht në pjesën e parë. Në vazhdim kjo dukej shumë më mirë – kemi shënuar gol, realizuam disa shanse dhe kushedi se si do të vijonte situata po të mos e kishim marrë kartonin e kuq. Do të përpiqemi të arrijmë rezultat sa më të mirë dhe të befasojmë Barcelonën. Mendoj se ndeshja do të jetë e paqartë deri në fund, pavarësisht se Barcelona ka përparësi pas ndeshjes së parë. Dëshira jonë është të luajmë më mirë se sa në ‘Etihad’, por do të shohim nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të kaluar fazën”, theksoi Dzeko.
 
– Jam i lumtur në Manchester City – 
 
Në muajt e fundit numër i madh i mediave botërore kanë spekuluar se “diamanti boshnjak” do të largohet nga Manchester City. Spekulohej për rikthimin e tij në Wolfsburg, klub ky me të cilin në vitin 2009 fitoi titullin e kampionit të Gjermanisë, por edhe për transferime në Juventus, Milan, Arsenal, Fenerbahçe …
 
“Vetëm sa e kam vazhduar kontratën me Manchester Cityn, gjë që duhet të jetë mesazh për të gjithë kur përmendin shkurjen time nga City. Shumë herë kam përsëritur, dhe e përsëris – spekulimet për largimin nga ‘Etihadi’ nuk i komentoj. Jam i lumtur në City dhe jam fokusuar vetëm në këtë klub, i cili ka tifozë të mrekullueshëm”, ka thënë për AA Dzeko. 
 
– Tani nuk kemi nevojë për fjalët e bukura – 
 
Nën udhëheqje me trajnerin e ri Mehmed Bazhdareviç kombëtarja e futbollit të BeH në kualifikimet për EURO 2016 në Andorra më 28 mars do të kërkojë fitorën e saj të parë. Për golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në kombëtaren e BeH, përkundër startit jo të mirë në katër ndeshje të deritanishme kualifikuese, absolutisht nuk ka dorëzim në rrugën për në kampionatin evropian në Francë. 
 
“Gjasat gjithmonë ekzistojnë. Do të japim maksimum në çdo ndeshje. Duhet luajtur nga ndeshja në ndeshje dhe të fokusohemi vetëm në atë çfarë pason së pari. Në këtë moment nuk kemi nevojl për lojërat e mira dhe futboll pëlqyes, por fitoret. Gjithmonë do të nënshkruaja tri pikë, para lojës së bukur, sepse vetëm me fitore mund të kyçemi në luftën për plasmanin në EURO 2016. Besoj se mund të shkojmë në Francë, por këtë duhet të tregojmë në terren dhe sinqerisht, me padurim pres ta takohem me bashkëlojtarët, sepse ne gjithmonë kemi qenë dhe kemi mbetur një familje e madhe. Kjo është ajo çfarë jemi gjithë kohën, dhe besoj se me fitoret do të kthejmë besimin disi të lëkundur”, përfundoi Dzeko në stilin e vërtetë të kapitenit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit