6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Edi Rama edhe sot e fillon ditën me një thënie Islame (foto)

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe sot e ka filluar ditën me një thënie islame të publikuar në profilin e tij në Facebook.

Rama ka cituar Imam Aliun, i cili ka thënë se të vërtetën nga e pavërteta e ndajnë vetëm 4 gishta.

Të vërtetën nga e pavërteta e ndajnë vetëm 4 gishta. E pyetën për kuptimin e kësaj shprehje.

Imam Aliu bashkoi gishtat e dorës, i vuri midis syrit e veshit të tij dhe tha: Është e pavërtetë kur thoni unë kam dëgjuar për këtë, dhe është e vërtetë kur ju thoni unë e kam parë këtë.

Edi Rama kohën e fundit shpesh ndodh që të postojë thënie fetare në faqen e tij në facebook. Me 04 dhjetor publikoi fjalë nga Libri i Jovit kurse me 03 dhjetor fjalë të shenjta të mara nga Ungjilli sipas Mateut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit