13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Edhe Twitteri i përfshirë në skandalin e shitjes së të dhënave tek “Cambridge Analytica”

Më të lexuarat

Facebooku është padyshim kompania më e prekur nga skandali i shpërndarjes së të dhënave nga “Cambridge Analytica”, por kjo si lë të paprekura edhe rrjetet tjera sociale.

Twitteri ia ka konfirmuar Telegraph-it se i ka shitur qasje në të dhënat publike kompanisë së hulumtimeve të Aleksandr Koganit, GSR, firmë kjo kuiz aplikacioni i së cilës ka mbledhur të dhëna nga miliona përdorues të Facebook-ut pa pajtimin e tyre, raporton “Engadget”.

GSR ka paguar për njësitë qasje më 2015, ka thënë Twitter, dhe ka mbledhur një “mostër të rastësishme” të cicërimave publike që mbulonin periudhën mes dhjetorit 2014 dhe prillit 2015. Twitter shtoi se “nuk ka gjetur ndonjë qasje” në informacionet private.

Ende është e paqartë se çfarë në të vërtetë kanë bërë Koganid he GSR-ja me ato informacione, por supozohet se kanë dashur thjeshtë të studiojnë një mendim të përgjithshëm në një moment të caktuar më shumë sesa të shfrytëzojnë të dhënat për ndonjë fushatë.

Në shikim të parë, kjo s’duket të jetë ndonjë çështje e madhe e privatësisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit