12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Edhe një plaçkitje e armatosur – grabiten punëtorët derisa po depononin paratë në një bankë në Prishtinë

Më të lexuarat

Një grabitje tjetër e armatosur ka ndodhur sot në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 20:00, në rrugën Bill Clinton, në Prishtinë derisa punëtorët e një kompanie kanë qenë duke deponuar paratë në filialin e një banke, të njëjtit dyshohet se janë grabitur nga persona të armatosur”, ka konfirmuar Ahmeti.

Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve.

Duhet theksuar se, ditë më parë ka ndodhur edhe një tjetër grabitje e armatosur në filialin e një banke që gjendet në Çagllavicë.

Për shkak të rritjes së numrit të vjedhjeve, sëfundi zyrtarët policorë të rendit publik të disa drejtorive rajonale dhe stacioneve policore, janë pajisur me armë të gjata, të cilat do t’i bartin gjatë patrullimi./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit