8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Edhe maqedonasit befasohen nga humanizmi i Halil Kastratit. E ftojnë në emision (VIDEO)

Më të lexuarat

Njëri prej humanistëve më të mëdhenj në Balkan Halil Kastrati, njeriu i cili si udhëheqës i organizatës jo qeveritare “Jetimat e Ballkanit” është mysafirë ekskluzivë në emisionin e ardhshëm Në Anën e Njejtë, i cili mbahet çdo javë në ora 14:14, e përkrahur nga USAID tashmë sezoni i tretë që emitohet në TV Sitel.

Për herë të parë në mediumet e Maqedonisë, ai hapur flet dhe pa paragjykime i spjegon motivet e tija pse dhe si ka vendosur jetën e tij ta përkushtojë në mision humanitarë. Kastrati ka dhuruar mbi 600 banesa familjeve në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni, të pastrehëve ose njerëzve me raste sociale, ndërsa në emisionin bashkë me udhëheqësin Marjan Nikollovski e dhuruan banesën e 17-të në Maqedoni.

Në emision transmetohet i gjithë procesi gjatë dorëzimit të banesës të një familje gjashtë anëtarëshe, ndërsa Kastrati përgjigjet edhe në pyetjen sfiduese për bashkëpunimin e përbashkët me organizata maqedonase, me qëllim të sigurimit të ndihmës për të gjithë dhe për gjithë, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike ose religjioze.

Një prej përgjigjeve më mbresëlënëse të cilat i jep Kastrati në emision është ajo në pyetjen a përfiton nga gjithë kjo që e bën, për të cilën ai thotë, po, por që përfitimi është zëmra e tij e plotë, që arrin lotët e fëmijëve ti kthen në buzëqeshje.
Tregimi për Kastratin është vetëm një prej tre tregimeve në këtë emision të lidhura me iniciativat për ndihmë të njerëzve pa marrë parasysh përkatësisë së tyre etnike ose religjioze.

Shikoni se si në emisionin në krah me Kastratin, e bëjnë edhe stomatologu Zhikica Gjeorgjievski dhe Bllagoja Vellkovski nga Demir Kapia, të cilët të liruar çfarëdo paragjykimi kanë vendosur të u’a zgjasin dorën fëmijëve pa prindër dhe të një familjeje 12 anëtarëshe.

Qëllimi i emisionit është të nxitet interes më i madh tek njerëzit për ndihmë të të gjithë atyre që kanë nevojë.

https://www.facebook.com/shkupjant/videos/258634838331801/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit