1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Edhe këtë e bëjnë Shqiptaret: Deklarohet homoseksual, fiton azilin në Francë

Më të lexuarat

Qytetarët e shumë shqiptarë që po ikin nga Kosova, po përdorin të gjitha mënyrat që të mbesin në shtetet ku kanë shkuar, vetëm e vetëm që të mos kthehen edhe një herë në shtetin më të ri në Evropë. Madje, ka edhe të tillë që deklarohen se janë edhe homoseksualë dhe se janë të rrezikuar në rast se do të kthehen në Kosovë.

B.K., një 27 vjeçar nga Prizreni ka thënë  se ai falë kësaj deklarate që e ka dhënë para autoriteteve franceze, ka arritur që të fitojë azil.
 
“Një shok i imi që kishte emigruar para disa muajsh ma kë treguar se cila është mënyra më e mirë për të fituar azil. Ai është deklaruar se është homoseksual dhe se është i rrezikuar në Kosovë, prandaj edhe ia kanë dhënë statusin e azilit. Njëjtë kam vepruar edhe unë. Kam deklaruar se jam peder, edhe e kam fituar statusin e azilantit”, ka thënë B.K.
 
Sipas këtij të riu, këtë nuk e ka bërë nga qefi, por nuk kishte zgjedhje tjetër. “Do të ishte tmerr nëse do të kthehesha në Kosovë. Aty s’ka as punë e as perspektive. Prandaj, gjeta formën se si ta marrë statusin e azilantit”, ka thënë ai.
 
Kosova gjatë tre muajve të fundit është përballur me ikje masive të qytetarëve tanë drejt vendeve të perëndimit për një jetë më të mirë. Ndonëse sipas shifrave të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës numri zyrtarë i ikjeve është 50 mijë, jozyrtarisht ky numër është mbi 120 mijë.
 
Pavarësiht këtyre ikje masive, ku qytetarët kanë shitur edhe shtëpitë e tyre, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi vazhdojnë të mos marrin veprime konkrete që të ndalojnë këtë fenomen kaq shqetësues.
 
Madje, Isa Mustafa i kishte dhënë disa deklarata kontraverese ku kishte thënë se shumë qytetarë që po ikin e kanë nga një vend pune.
 
E, zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi e kishte dhënë një superdeklaratë, ku kishte thënë se qytetarët e Kosovës po ikin nga kureshtja për t’i parë vendet e Bashkimit Evropian.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit