10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Edhe Italia mund të pësojë sulm ekonomik si Turqia”

Më të lexuarat

Nënsekretari i Kryeministrisë së Italisë, Giancarlo Giorgetti, ka deklaruar se një sulm ekonomik mund të ndodhë kundrejt Italisë në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit shtator, duke marrë Turqinë si shembull në këtë aspekt

 

ROMË (AA) – Nënsekretari i Kryeministrisë së Italisë, Giancarlo Giorgetti, tha se vendi i tij mund të pësojë sulm ekonomik ashtu sikurse Turqia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për gazetën Libero, Giorgetti ka tërhequr vëmendjen se një sulm ekonomik mund të ndodhë kundrejt Italisë në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit shtator, duke marrë Turqinë si shembull në këtë aspekt.

Ndaj një pyetjeje për mundësinë e një sulmi ekonomik mbi Italinë përmes tregut, Giorgetti tha: “Unë pres një sulm të tillë dhe ka fonde spekulative të uritura që pasi zgjedhin gjahun nëpër tregje, kalojnë në veprim. Të gjithë e kemi vërejtur atë që i ndodhi Berluskonit shtatë vite më parë dhe në fund të gushtit të vitit 1992. Për shkak se gjatë verës ka pak lëvizje në bursë, kjo mund të shkaktojë ndërhyrje agresive kundër vendeve, siç është rasti në Turqi”.

Italia mesazh solidarizimi me Turqinë

Ministri i Jashtëm italian Enzo Moavero Milanes në një intervistë për një gazetë gjatë fundjavës kishte dërguar mesazh solidarizimi me Turqinë.

“Mendimi im i parë është se duhet të tregohet solidaritet me një vend të rëndësishëm që është një lojtar shumë i rëndësishëm në aspektin e tregtisë dhe balancës financiare të Mesdheut. Situata e krizës është një lajm i keq për të gjithë ne. Në mënyrë të përgjegjshme, ne duhet të tregojmë afrimitet dhe duhet të mbikqyrim dhe vëzhgojmë nga afër me kujdes rezultatet e mundshme afatshkurtra të rënies së lirës turke”, ishte shprehur Milanesi.

Ndër të tjera, duke vënë në dukje se ngjarjet në Turqi i interesojnë edhe kontinentit të Evropës, Milanesi kishte deklaruar se në një rajon të qëndrueshëm si Evropa, shumë vende përdorin një monedhë të vetme të fortë dhe kur ndodh një problem, ekziston avantazh nga prania e këtyre vendeve në një rajon ku është formuar një rrejt mbrojtës.

“Ngjarjet në Turqi duhet të vlerësohen me kujdes nga ata që ende kanë dyshime në atë nëse është pozitiv apo negativ përdorimi i një monedhe si euro”, kishte komentuar Milanesi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit