5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Edhe haxhinjtë nga Kosova drejt Mekës dhe Medinës

Më të lexuarat

Kosova janë nisur nga Aeroporti “Adem Jashari” në drejtim të vendeve të shenjta për myslimanët, Mekë dhe Medinë.
Njëri nga ta, Bekim Jupolli nga Podujeva ka thënë se e ka ëndërruar gjithmonë të shkojë në haxh, qyshkur ka parë që këtë gjë ta bëjnë gjyshi dhe babai i tij, njofton Klan Kosova.
“Së pari në Haxh ka qenë babai dhe gjyshi, ndaj kam pasur edhe unë dëshirë të shkoj. E kemi edhe borxh”.

Ndërsa Resul Rexhepi nga Bashkësia Islame e Kosovës ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë udhëtim, duke dhënë detaje lidhur me moshat dhe numrin e haxhinjve.
“Pasi që kryesia e BIK-ut i ka bërë të gjitha përgatitjet e mundshme, sonte përshëndetemi nga aeroporti i Prishtinës për t’i përcjellur haxhinjtë drejt kryerjes së obligimit fetar. Nuk ka ndonjë risi sivjet, diçka që do të duhej të theksohej. Në kuadër të grupit të haxhinjëve, 860, më i riu është i lindur më 2010, ndërsa më i vjetri është i lindur më 1929”.
“Çmimet kanë lëvizur, por për shkak të gjendjes ekonomike ne nuk e kemi bërë këtë gjë. Çmimi është aq sa ka qenë vitin e kaluar: 3400 euro për një haxhi, me aranzhman të plotë. Por këtë vit kemi bërë përpjekje që qëndrimin atje ta përmirësojmë sa më shumë”.
“Personi i cili i plotëson kushtet e caktuara, të parapara me Sheriat, e ka për obligim që në momentin kur i plotëson kushtet ta kryejë këtë obligim”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit