8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Edhe gjimnazet e Tiranës bojkotojnë mësimin dhe bashkohen me studentët

Më të lexuarat

Ashtu siç kanë paralajmëruar, studentët kanë nisur protestën masive. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga “Koha Jonë”, gjimnazet kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestës që pritet të jetë më e madhja e këtyre 28 viteve.

Ka qënë kjo thirrja që ka shoqëruar gjithë protestën e kësaj të marte dhe po ashtu studentë kanë kërkuar një bojkot kombëtar të mësimit dhe auditorëve sot nga nxënësit, mësuesit, studentët dhe pedagogët. “U bëjmë thirrje të gjitha shkollave të mesme, mësuesve, pedagogëve, intelektualëve dhe universiteteve në të gjithë vendin, që të martën të bëjnë bojkot kombëtar të mësimit dhe auditorëve dhe të bashkohen në protestë”.

E marta (sot) është edhe afati final që studentët i kanë lënë qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre përpara se protesta e tyre të përshkallëzohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit