6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

(video) Edhe 30 ditë paraburgim për të arrestuarit në ‘Monstra’

Më të lexuarat

Gjykata Themelore në Shkup u ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për 30 ditë, tre personave të arrestuar gjatë aksionit policor ‘Monstër’, Agim Ismailoviqit, Rami Sejdi dhe Fejzi Hazirit, të cilët ndodhen në burgun e Manastirit. Jozyrtarisht mësojmë se vendimin për t’ua vazhduar paraburgimin edhe për 30 ditë është caktuar edhe për dy personat që gjenden në arrati, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviqi.Gjykata vendimin e ka marrë të premten, ndërsa për këtë vendim ende nuk është njoftuar pala mbrojtëse.

Ky është paraburgimi i tretë që nga 1 maji kur ishin arrestuar. Ndërkohë procesi gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë, assesi të fillojë. Sipas avokatit Naser Raufi, kjo për shkak se gjykatësi hetues dhe prokurori nuk posedojnë fakte dhe dëshmi.“Prej burimeve të Gjykatës jo-zyrtarisht unë kam kuptuar se paraburgimi është vazhduar edhe për 30 ditë tjera, por pasi është e shtunë këtë vendim nuk kemi pasur mundësi ta marrim, por besoj se prej ditës së Hënë do ta kemi edhe vendimin për vazhdimin e paraburgimit. Ky është vazhdimi i tretë për këtë lëndë, ende nuk janë prezantuar as provat dhe argumentet për këtë rast, unë jam i bindur se edhe nuk ekzistojnë provat dhe argumentet për këta të akuzuar që e kanë bërë këtë delikt”, tha Naser Raufi, avokat. Në rast se brenda 180 ditëve që kur janë arrestuar personat, nuk ngrihet aktakuzë, atëherë ata duhet të lihen të lirë, ndërsa nëse ngrihet aktakuzë, atëherë paraburgimi mund të zgjasë deri në dy vjet. “Unë mendoj që prova nuk do të ketë për këtë rast por sipas nenit 205 të ligjit për procedurën penale, paraburgimi nëse nuk ka aktakuzë mund të ketë 180 ditë sipas ligjit. Po të ketë aktakuzë mund edhe dy vjet të zgjasë paraburgimi, ndërsa aktakuza duhet që në afat prej 4 muajve të ketë aktakuzë, në rast se nuk ka aktakuzë për këto katër muaj, apo 180 ditë atëherë paraburgimi automatikisht ndërpritet për të paraburgosurit”, tha Naser Raufi, avokat. Ndërkohë ish ministri i punëve të brendshme Pavle Trajanov, në një intervistë për të përditshmen në gjuhën maqedonase ‘Fokus’, ka thënë se do të jetë një katastrofë nëse nuk ka dëshmi të forta për aksionin ‘Monstra’: “Bëhet fjalë për një krim të rëndë ndaj prokuroria patjetër duhet të gjejë prova të fuqishme. Autoritetet na bindin se hetimet janë në rrugë të drejtë. Mirëpo nëse ndodh e kundërta atëherë kjo do të ishte katastrofale”, ka thënë Trajanov. Në aksionin policor ‘Monstra’ të datës 1 maj, policia kishte arrestuar 20 persona, ndërsa vetëm për tre të arrestuar gjykatësi hetues kishte ngritur akt-akuzë për terrorizëm si dhe për dy të tjerë që janë në arrati. Policia ka lëshuar fletë arrest ndërkombëtar dhe është vënë në kërkim të Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit. Ndërkohë Ibrahim Sejdini 28 vjeçar i arrestuar gjatë aksionit ‘Monstër’ më 22 qershor në mënyrë ekspres ishte dënuar me gjashtë vjet burg për veprën armëmbajtje pa leje. Ndërsa ende nuk dihet se kur do të fillojë procesi gjyqësor për plakën Feride Bilalli./albtime-alsat/kohaislame

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit