13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ecja, vrapi, biçikleta dhe puna në kopsht mbrojnë shëndetin

Më të lexuarat

OBSH-ja, në bazë të evidencave të marra nga sektori i shëndetit, referon se së paku 30 minuta aktivitet fizik i moderuar i kryer gjatë 5 ditëve të javës do të reduktonte rrezikun për disa sëmundje

Aktiviteti fizik ka shumë efekte përfituese për shëndetin, pavarësisht nga mosha. Njerëzit të cilët bëjnë një jetë të shëndetshme dhe që përfshihen rregullisht në ushtrime të moderuara, kanë më pak mundësi të vuajnë sëmundjet kronike si diabeti joinsulin-dipendent, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet tumorale ose sëmundjet mendore.

Gjithashtu, personat me aktivitet fizik ditor të rregullt mund të mbajnë peshën e tyre trupore në normat e lejuara, krahasuar me personat që janë më pak aktivë. Mënyra aktuale e jetesës ka çuar në uljen e aktivitetit fizik si pasojë e rritjes së përdorimit të makinave, aktivitetit të paktë fizik në shtëpi për shkak të modernizimit të aparaturave elektrike etj.

Është tepër e rëndësishme që dieta e shëndetshme të kombinohet me aktivitet fizik ditor të nevojshëm për të minimizuar jetën sedentare, që është një faktor rreziku i zakonshëm për shumë sëmundje kronike. Rekomandohen ushtrimet e përditshme për të përmirësuar mirëqenien fiziologjike dhe psikologjike të çdokujt. OBSH-ja, në bazë të evidencave të marra nga sektori i shëndetit, referon se së paku 30 minuta aktivitet fizik i moderuar i kryer gjatë 5 ditëve të javës do të reduktonte rrezikun nga sëmundjet e zemrës, obezitetin, diabetin deri në 50%, dhe në mënyrë të dukshme do të zvogëlonte sëmundjet hipertensive dhe pasojat psikologjike të jetës sedentare, si: stresi, ankthi, depresioni etj.

Rekomandime:

Aktiviteti fizik për moshën 3-6 vjeç

Një minimum prej 60 minutash në ditë aktivitet fizik me intensitet të moderuar, në një sesion të vetëm ose dhe më shumë se një sesion nga 10 minuta secili.
Aktivitete që tërheqin e zbavitin dhe që janë të sigurta për fëmijët e moshës parashkollore.
Mundësi lëvizjeje aktive për fëmijët dhe të rriturit duke qëndruar së bashku.
Aktivitete të ndryshme gjatë javës.

Aktiviteti fizik për moshën 6-18 vjeç

60 minuta aktivitet i moderuar deri në aktivitet fizik intensiv, që përfshin aktivitete të ndryshme, 5 ditë të javës.
Përfitimet nga aktiviteti fizik për gjeneratën e re konsistojnë në:

Zhvillimin e shëndetshëm të sistemit muskulo-skeletor (kocka, muskuj dhe artikulacione).
Zhvillimin e shëndetshëm të sistemit kardiovaskular (zemër dhe mushkëri).
Zhvillimin neuromuskulor (koordinim dhe kontroll të lëvizjeve).
Mbajtjen e masës së peshës.

Aktiviteti fizik për moshat 18-65 vjeç

30 minuta aktivitet fizik të moderuar gjatë 5 ditëve të javës.
20 minuta aktivitet fizik intensiv gjatë 3 ditëve të javës.
Një kombinim i dy lloje aktivitetesh redukton rrezikun ndaj sëmundjeve kronike, si:
Sëmundje kardiovaskulare;
Hemorragji cerebrale;
Diabet tip II;
Kancer i zorrës së trashë;
Kancer i gjirit.

Aktiviteti fizik për moshën 65 vjeç e lart

30 minuta aktivitet fizik të moderuar gjatë pesë ditëve të javës.
20 minuta aktivitet fizik intensiv gjatë 3 ditëve të javës.
Një kombinim i dy lloje aktivitetesh.
Aktiviteti fizik në këtë rast përfshin ecjen, notin, vallëzimin, ngjitjen në lartësi, përdorimin e biçikletës, punë në kopsht etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit