15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ebu Hanifeja sot në Shkup!

Më të lexuarat

Është njeriu që edhe pse ka ndërruar jetë shumë vite më përpara, mbetet në gojët dhe mendjet e njerëzve. Xhamia e Isa Beut, sot pas namazit të Jacisë ka organizuar një tribunë shkencore dhe fetare me qëllim të përkujtimit dhe njoftimit më detal mbi jetën e Ebu Hanifes.
“Kush ishte Ebu Hanifeja dhe sa e njohim medh-hebin Hanefij” është tema boshte e kësaj tribune. Ligjërues mbi këtë temë do të jenë dy imamët me zë nga Maqedonia, Imami Ferid Selimi dhe Imami Bekir Halimi.
Këshilli i Xhamisë, ka ftuar të gjithë të interesuarit mbi këtë temë të jenë prezent, pasi që pas ligjërimit do të ketë edhe bisedë interaktive me ata që janë prezent në Xhami. Po ashtu ata thonë forma më e mirë e nderimit të dikujt është njohja e vërtet e imam Ebu Hanifes, i cili sipas tyre nga shumë njerëz është keqpërdorur personaliteti i tij.

Xhamia është afër poliklinkës së Bit Pazarit./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit