8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E vrau foshnjën, sepse ishte vajzë

Më të lexuarat

Nëntëmbëdhjetëvjeçarja indiane Reshma Banu, tregon për CNN rrëfimin e saj tronditës, se si burri ia kishte vrarë foshnjën tremuajshe, vetëm sepse ishte vajzë. Vogëlushja Afreen ka vdekur në spital. Autoritetet kanë raportuar se fëmija kishte djegie në trup nga cigaret, thumbime dhe ndrydhje të qafës.

“Pas lindjes, burri erdhi për të më parë mua dhe fëmijën. Ai tha:` Vajzë është. Pse ke lindur vajzë’? Ai donte djalë. Tha se vajzat janë shumë të shtrenjta”, tregon Banu, duke shtuar se burri i saj i kishte dhënë një ultimatum, disa ditë pasi kishte lindur Afreen: “Ai tha: ‘Si do t’i mbulojmë shpenzimet kur të martohet, kur për pajë kërkojnë 100 mijë rupi (rreth 1400 euro)’. Më tha se mund ta mbajë nëse marrë para nga nëna, nëse jo atëherë ta vras”.

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, India është vendi më i keq në botë për të lindjen e foshnjave vajza. Ndonëse abortet që bazohen në gjininë e fëmijës ndalohen me ligje, ato janë dukuri e zakonshme, ndërsa të shpeshta janë edhe vrasjet e vajzave të porsalindura. /Telegrafi/ 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit