8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E verteta vonon por nuk harron

Më të lexuarat

Fjalimi i Reisul Ulemase ne te cilin e qortoi Muftinine e Shkupit ne manifestimin e organizuar nga muftinia e Shkupit, nen perkujdesen e z. Ibrahim Shabanin, ku ishte pergatitur nje komplot per te injoruar muftite nga qytetet tjera te Maqedonise, Kryetarin e Kuvendit te BFI, duke anashkaluar prezencen e tyre ne kete manifestim, me qellim qe te krijojne rremuja te reja ne BFI dhe te prekin ne unitetin e saj. Fjalimi i Reisit ka qene i drejtuar pikerisht ne kete aspekt, nuk kapranuar kete nencmim te pergatitur nga disa ish-nenpunesa te muftinise se Shkupit nen dirigjimin e spin doktorit te Rijasetit.
 
Ja edhe deklaraten e ish-Muftiut Shabani per kete ngjarje, e cila u perkrah nga ish-Sekretari i BFI Tahiri:
 
“Vendimi për të dekoruar nëpunësit ka qenë i Muftinisë, kurse Reisi – në vend që të falënderojë, ai keqpërdori foltoren duke paraqitur fjalim kontrovers, ofendues, me prapavijë tendencioze, nënçmues për organizatorin dhe shqetësues për talebet, madje në kundërshtim me Kushtetutën e BFI-së, sipas së cilës ‘Reisi përfaqëson unitetin fetar të pjesëtarëve të islamit’. Askush nga ai nuk ka pritur që në një eveniment të tillë, një figurë fetare të jetë aq larg parimeve të Islamit dhe bontonit njerëzor. Prandaj, kërkojmë nga Sulejman Rexhepi që brenda 48 orëve të vetëdijesohet dhe të kërkojë falje publike ndaj Muftiut, Muftinisë dhe xhematit”, ka thënë mes të tjerash Ibrahim Shabani.
 
Por a ishte i tille fjalimi? Kjo video e pa prekur, shpalos te verteten. Ate te vertete e cila me ne fund doli ne shesh. Edhe pse kete fjalim te Reisit “disa” tentuan qe ta fshihnin e ta zhduknin nga faqja e dheut qe te mos e shohe asnjehere driten e Diellit, me qellim qe te kishin mundesi qe ta shtremberonin e trillonin, si ne rastin konkret…
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit