12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

E vërteta e 110 mln USD për Becchettin, Malaj: Rama dhe Veliaj kërcënonin me SMS biznesmenin italian, prandaj u vu gjoba

Më të lexuarat

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, bëri këtë të mërkurë deklarata të forta në studion e emisionit “Opinion”. Ai tha se Shqipëria duhet të paguajë 110 milionë dollarë për Francesco Becchetin, pasi biznesmeni kishte marrë mesazhe kërcënuese nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Pjesë nga deklaratat

Arben Malaj: A e dini ju që gjoba 110 milionë dollarë që do paguajnë taksapaguesit e varfër shqiptar për Becchetin është e bazuar në mesazhet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt që kërcënoi një media të pavarur …e dini këtë apo jo …110 milionë…po gjoba që do i vij Shqipërisë

Blendi Fevziu: Përse me mesazhet…jo se dija këtë?

Arben Malaj: Ti jap unë 3 mesazhet tani të Erion Veliajt që i ka dërguar atij …mos u merr me dasmën time, mos më bë armik se unë të bëj…

Blendi Fevziu: Këto mesazhet janë përdorur si argument thoni ju

Arben Malaj: Po në çdo gjykatë ndërkombëtare kur kërcënohet një biznes nga politikan është menjëherë i fituar… Po këta janë kalamaq janë të vegjël nuk e dinë çfarë është përgjegjësia ligjore.

Kuvendi vendosi sot shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë. 72 deputetë votuan pro shkarkimit të ish-ministrit të Financave, çka tregon se socialistët kanë qenë të ndarë në lidhje me këtë vendim./Opinion

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit