10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“E turpshme si Qeveria e Kosovës e nderon me 1 minutë heshtje një kriminel”

Më të lexuarat

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, iu duk e panevojshme që Qeveria nisi mbledhjen e sotme me një minutë heshtje në nderim të Oliver Ivanoviqit, të vrarë të martën në Veri të Mitrovicës. Sipas Kocit, nuk kishte pse të nderohej nga Qeveria e Kosovës një i dënuar për krime lufte.

Të pabesueshme dhe të turpshme e ka quajtur zëvendësministri Koci nderimin që iu politikanit serb Oliver Ivanoviq, që u vra të martën para selisë së tij në Veri të Mitrovicës.

Sipas Kocit, Qeveria, pjesë e së cilës është edhe vetë, me dënimin e vrasjes së Ivanoviqit ka kryer punën e saj në lidhje me këtë rast, prandaj ceremonitë e mëtutjeshme nuk ishin të nevojshme.

“Qeveria do duhej ta dënonte vrasjen e tij siç edhe ka bërë, por të nderohet me një minut heshtjte një ish i dënuar për krime lufte dhe i kthyer në rigjykim, kjo nuk do koment”, ka shkruar Koci në Facebook.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit