8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E thotë analisti: Kërkohet koka e Albin Kurtit..!

Më të lexuarat

“Problemi i LDK-së nuk është taksa ndaj Serbisë, sepse në këtë kohe askujt në botë nuk i intereson kjo gjë, madje as Serbisë. As shkarkimi i Agim Veliut. Ai e ka merituar shkarkimin. S’mund të sillesh si kauboj kur je pjesë e qeverisë. Qëllimi është diku tjetër. Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshëm. Prandaj janë bërë bashkë për ta rrëzuar Albin Kurtin, duke filluar nga Presidenti Thaçi, Isa Mustafa me LDK, AAK, Nisma, AKR, dhe shumë media që kontrollohen nga Hashim Thaçi”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik Faik Krasniqi, ngritjen e mocionit të LDK-së kundër kryeministrit Albin Kurti për mosbesim ndaj qeverisë së tij, pjesë e së cilës është edhe LDK-ja, nuk e she fare tek shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e ministrit, dhe as tek qëndrimi për taksën ndaj Serbisë, por tek reformat në sundimin e ligjit, tek insistimi i Kryeministrit Kurti që të verifikohet dhe konfiskohet pasuria e secilit zyrtar të shtetit. Prandaj, sipas Faik Krasniqi, Isa Mustafa tani edhe ka deklaruar se ndihet i penduar që e ka mbështet koalicionin me LVV-në, pasi që pikërisht tek sundimi i ligjit, dhe lufta kundër korrupsionit, që janë standarde kryesorë për rrugëtimin e Kosovës në BE-, Qeveria Kurti është e përkushtuar të shkon deri në fund. “Isa Mustafa: Nuk jemi penduar që kemi zgjedhur Hashim Thaçin për president. Isa: Bëra gabim që e mbështeta koalicionin me VV-në. Këto deklarata tw Isa Mustafes tregojnë gjithçka. Problemi i LDK-se nuk është taksa ndaj Serbisë, sepse në këtë kohe askujt në botë nuk i intereson kjo gjë, madje as Serbisë. As shkarkimi i Agim Veliut. Ai e ka merituar shkarkimin. S’mund të sillesh si kauboj kur je pjesë e qeverisë. Qëllimi është diku tjetër. Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshëm. Prandaj janë bërë bashkë për ta rrëzuar Albin Kurtin, duke filluar nga Presidenti Thaçi, Isa Mustafa me LDK, AAK, Nisma, AKR, dhe shumë media që kontrollohen nga Hashim Thaçi”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit