9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

E shau fenë Islame, ia ndalojnë pjesëmarrjen në radio Dawkinsit

Më të lexuarat

Radio stacioni anulon paraqitjen e Richard Dawkins shkaku i fyrjeve ndaj Islamit

Një stacion amerikan i radios e ftoi Richard Dawkins të fliste për librin e tij të fundit dhe më pas anuloi paraqitjen përshkak të shkrimit të tij në rrjetin social Twitter drejtuar fejës Islame.

Biologu evolucionist duhej të diskutonte Shkencën në Shpirt: Shkrimet e Mbledhura të një Racionalisti të Pasionuar në një rast përfitimi për KPFA, një stacion i financuar nga dëgjuesit në Berkeley të Kalifornisë, përcjell KohaIslame.

Biletat dolën në shitje përpara bisedës së planifikuar anti-teiste më 9 gusht – por KPFA anuloi ngjarjen të enjten, duke pretenduar se kishte zbuluar kohët e fundit se komentet e tij rreth Islamit kishin ngacmuar njerëzit.

Në dekleratën e tyre ndër të tjerave thanë:”Përderisa KPFA mbështet fuqishëm fjalën e lirë, ne nuk mbështesim fjalime abuzive. Kërkojmë ndjesë që nuk kemi pasur njohuri më të gjera për pikëpamjet e Dawkins shumë më herët “.

Dawkins, është një ateist që ka kritikuar publikisht fenë për dekada të tëra, shpesh i drejtohet dhe shkruan për fenë në Twitter dhe e ka quajtur Zotin “karakteri më i pakëndshëm në të gjitha trillime”.

Ai është quajtur “islamofobik” nga ata që ndihen të pa-kënaqur me vërejtjet e tij mbi fenë e dytë më të madhe në botë, të cilën ai e quajti “forca më e madhe për të keqen sot”./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit