8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E rëndë në Rusi: Vëllai vret vëllanë për një… grua!

Më të lexuarat

Një krim pasioni ka ndodhur në një qytet të Rusisë, ku vëllai ka vrarë vëllanë jo për çështje pronash, siç ndodh

Policia rusë arrestoi një 36-vjeçar nga qyteti i Almetevskit, me akuzën e vrasjes së vëllait të tij 53-vjeçar të cilin e kishte hedhur më pas në lumë duke qenë brenda një automjeti.

Siç rezultoi nga hetimet, gruaja viktimës e braktisi atë 10 vjet më parë, për të jetuar me vëllain e tij më të vogël, vrasësin në këtë rast. Por më pasi ajo sërish i ishte rikthyer dhe dashurisë së vjetër, gjë që kishte çuar në sherrin mes dy vëllezërve, në pozita Romeoje.

Dhe ka kjo çuar në krimin e 24 shtatorit të këtij viti, ku më i vogli vëlla e goditi evlatin e tij 17 vjet më të madh se vetja duke i marrë jetën. Më pas, siç konkluduan hetimet, e morri trupin e pajetë të tij, e vuri në bagazhin e një Lade dhe e shtyu në lumë. Kur automjeti me trupin e pajetë u zbulura, vëllai vrasës pranoi gjithçka.

Është një histori që të kujton shprehjen “shershelafo”, në filmin “Kapedani”, ku aktori që e thotë e përkthen si “sebepi i sherrit është femra”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit