7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

E largojnë nga autobusi vetëm pse quhej Muhamed

Më të lexuarat

Një kandidat iranian për Ph.D. i cili po udhëtonte nga Teksasi për në Missuri këtë muaj ishte larguar me forcë nga shoferi i autobusit për arsye se kishte emrin Muhamed.

“Shoferi erdhi tek unë e më zgjoi për biletën. Ia tregova nga telefoni im. Kur pa emrin tim në biletë “Muhamed” me tha se bileta jote nuk është e pranueshme përderisa nuk e ke të printuar kështu që zbrit nga autobusi, tregon Muhamed Reza Sardari që e ka postuar ngjarjen në Fb.

“E gjeta biletën në xhepin e mbrapsëm dhe ia tregova asaj por ai prap më tha të largohem nga autobusi. I kërkova arsyen e me kthehu nuk dua të flas me ty”.

Edhe pasagjerët e tjerë e kanë kërcënuar se do të sulmojmë po nuk dole. Ai nga frika ka dalur, por udhëtimi i tij ishte i rëndësishëm pasi po shkonte në një konferencë shkencor, pasi është në specializim në planifikimin urban dhe inxhinieri të transportit. Ai do ligjëronte aty, por pas kësaj u detyrua të marrë taksi, pasi autobusi tjetër ishte 6 orë pas konferencës. Ligjërimi i tij ishte fantastik ku i la të habitur organizatorët.
Ky nuk është rasti i vetëm i njerëzve me emrin Muhamed që e vuajnë këtë racizëm. Të tillë e kishte edhe djali i Muhamed Alisë apo atletja olimipike Ibtihaj Muhamed./KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit