6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

E kallin Francën për 1 Maj, mbi 200 të arrestuar nga protestat

Më të lexuarat

Mbi 200 vetë janë arrestuar nga policia franceze pasi thyen dritare dyqanesh dhe i vunë flakën disa restoranteve dhe makinave në Paris, në Ditën e Punëtorëve.

Përleshjet erdhën kundër pakënaqësive që kanë qytetarët ndaj Presidentit Emmanuel Macron.

Demonstruesit, sipas institucioneve lokale rreth 1,200, hodhën sende të forta në drejtim të agjentëve të policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe përdorën një top uji.

“Dënoj fort dhunën dhe aktet degraduese të kryera në kuadër të 1 Majit në Paris” u shpreh Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, në Twitter. Ministri siguroi se është bërë çdo gjë e nevojshme për të ndaluar këto trazira serioze dhe për të arrestuar ata që janë përgjegjës për këto “akte të papërshkrueshme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit