9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

E bujshme në metronë e Londrës: gruaja muslimane mbron nderin e familjes çifute

Më të lexuarat

Një burrë hebre, familja e të cilit përjetoi abuzim verbal anti-semit në një metro të Londrës, ka thënë se dëshiron të takojë gruan muslimane që u doli në mbrojtje.

Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, tha se ka shumë dëshirë që ta takojë dhe ta falënderojë.

Ai dhe familja e tij po udhëtonin në metro në veri të Londrës kur një person iu afrua atyre dhe i pyeti nëse ishin çifutë. Pasi ata pohuan, ndaj tyre nisi abuzim verbal, duke u thënë se “hebrenjtë filluan tregtinë e skllevërve dhe ishin nga ‘sinagoga e Satanit’”.

Pasi gruaja me shami ndërhyn dhe konfrontohet me abuzuesin, ai largohet dhe situata qetësohet. Kjo bëri që burri çifut të kërkojë që t’ja shpreh në sy mirënjohjen.

“Jemi jashtë mase mirënjohës ndaj zonjës muslimane, Esma, e cila ndërhyri. Duam ta takojmë dhe t’i themi faleminderit. Jemi të sigurt se po të mos ishte ajo, gjendja do të kalonte në dhunë fizike”.

Britania e Madhe, ashtu si një pjesë e mirë e Evropës, përballet me sulme anti-semite dhe islamofobe, dhe ky është një rast i rrallë që viktimat e diskriminimit fetar ngrejnë zërin për njëri-tjetrin në këso situatash të papritura. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit