1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

E bija me Mahatma Ghandhi-t, mesazh nobelistes së Myanmari-t: të shkon ta ndalosh dhunën, jo ta nxisësh atë!

Më të lexuarat

Masakrat mbi popullsinë myslimane Rohingya në Myanmar, kanë detyruar së fundi edhe mbesën e Mahatma Ghandhi-t, Ela Ghandhi, që t’i përcjellë një mesazh udhëheqëses së këtij vendi, nobelistes San Suu Kyi, duke i kërkuar asaj të përdorë pushtetin dhe autoritetin e saj për të ndalur sulmet mbi popullsinë civile.

“Ne ju nxisim të përdorni të gjithë fuqinë tuaj dhe ndikimin tuaj për të siguruar që qeveria e Myanmar-it të shfaq humanizëm dhe dhembshuri ndaj këtyre njerëzve”, shprehet Ela Gandhi, një aktiviste e paqes dhe ish-deputete e Afrikës së Jugut.

Ajo thotë se beson që Suu Kyi, si një fituese e Nobel-it për Paqe, mund të përdorë ndikimin e saj për t’i dhënë fund armiqësisë.

Nga ana tjetër, edhe ish-aktivisti anti-Aparteid dhe kryepeshkopi në pension, Desmond Tutu i shkroi Suu Kyi-së javën e kaluar mbi keqtrajtimin e myslimanëve Rohingya dhe i kërkoi asaj të ndërhyjë.

“Nëse çmimi politik i ngjitjes suaj në zyrën më të lartë në Myanmar është heshtja juaj, çmimi është me siguri shumë i pjerrët”, tha Tutu në një deklaratë.

Popullsia Rohingya janë përshkruar nga OKB-ja si “njerëzit më të përndjekur në botë”.

Tetorin e kaluar, pas sulmeve në pikat kufitare në lagjen Maungdaw të Rakhines, forcat e sigurisë të Myanmar-it filluan një goditje 5-mujore në të cilën, sipas grupeve Rohingya, u vranë rreth 400 vetë.

OKB-ja dokumentoi përdhunimet në masë, vrasjet – përfshirë foshnjat dhe fëmijët e vegjël – rrahjet brutale dhe zhdukjet e kryera nga personeli i sigurisë.

Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e të drejtave të njeriut përbënin krime kundër njerëzimit.

Ndërsa dhuna më e fundit ka shpërthyer në shtetin Rakhinë, më shumë se dy javë më pare, kur forcat e sigurisë nisën një operacion kundër komunitetit Rohingya, duke vrarë, masakruar e dëbuar me mijra njerëz nga radhët e popullsisë civile.

Ata po dynden në Bangladeshin fqinj, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po reagim furishëm këto ditë për t’i dhënë fund kësaj situate. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit