10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E akuzuan se e shiti nga Chelsea, Mourinho befason me deklaratën për Salah

Më të lexuarat

Jose Mourinho ka zbuluar një detaj që ka të bëj me raportin mes tij dhe Mohamed Salah. Ai ka befasuar të gjithë duke thënë se e donte shumë lojtarin dhe nuk ishte ai që kërkoi shitjen e tij.

Pasi Salah luajti një nga sezonet më spektakolare vitet e fundit në Premierligë, të gjithë e kritikuan Mourinhon duke pyetur pse ai e kishte larguar egjiptianin nga Chelsea.

Por, sipas fjalëve të portugezit, duket se ai nuk ka pasur të bëj fare me shitjen e anësorit që tani paraqitet me Liverpool.

“Shumë gjëra janë thënë, e ato nuk janë të vërteta. Njerëzit më identifikuan si një trajner që e shita Salah. Unë jam trajneri që kërkoi që ai të blihej”, ka thënë Mourinho për “BeIN Sports”.

“Në ndeshjen kundër Basel në Ligën e Kampionëve, Salah ishte veçse një i ri. Kur luaj kundër një skuadre e analizoj skuadrën dhe lojtarët për një kohë të gjatë. U dashurova në atë djalosh. Unë doja ta blija atë,” ka thënë tutje ai.

Mourinho duket se kishte qenë edhe personi që kishte sugjeruar që për huazimin, Salah të kalojë në Serie A, tek Fiorentina.

Kujtojmë se Salah kishte shpërthyer sezonin e kaluar në Premierligë, ku ishte lojtari më i mirë në kampionat dhe shënoi numrin më të madh të golave, nën ngjyrat e Liverpool.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit