E akuzojnë Karrotën e Fisnik Ismailit për plagjiatur, ja si kundërpërgjigjet Fisi

0
100

Të nderuem gazetarë e dizajnera amatorë, për me e akuzue dikë për plagjiaturë, duheni të paktën me pasë një fije njohuni për dizajnin. Kryesorja, me dijtë me e dallue stilin (trendin/mediumin) prej konceptit. Dytësorja, mos me vuejtë prej kompleksit të mosdijes, e me ba kësi gabimesh prej dëshirës me u dukë të dijshëm.

Këtu janë dhjeta shembuj në botë të logove që e përdorin stilin e njajtë të dizajnit shumëngjyrësh, gjysëm të tejdukshëm, ku ngjyrat i hypin njana-tjetrës përmi dhe kombinohen. Google është një që e përdorë kohës së fundit shumë.

Për dallim prej tyne, origjinaliteti i logos së Tiranës është pikërisht te gjetja e bukur e inkorporimit të numrit 100 në emër, duke e përdorë stilin (trendin) në fjalë.

Njajtë, po të njajtit gazetarë e dizajnera amatorë, patët tentue me e quejtë Monumentin NEWBORN plagjiaturë, vetëm pse ishte skulpturë tipografike si IAMsterdam dhe LOVE (shihi fotot). E NEWBORN shkoi i fitoi 7 çmime ndërkombëtare!

Po të kishit qenë edhe ju profesionistë sikur Karrota, vendi ynë sot kish qenë shumë më i bukur.

Pse bre folni për tema që as nuk keni njohuni për to? A unë nime po ju dukem qaq budallë, që me ba plagjiatura që sot gjinden për 10 sekonda në Google? Dëshira juej e etshme me e zanë nji profesionist si Fisi pick ju ka deshtue gjithmonë, o hej! E problemi është që ju s’po e keni as lidhjen më të vogël për çashtjet më thelbësore të dizajnit.

Provoni punoni, ndoshta ju del më mirë. Na edhe sot po festojmë.

Fisnik Ismaili