11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dyftyrësia në namaz dhe lutje

Më të lexuarat

Një njeri kishte bërë nijjet të kaloi natën në një mesxhid.

Atëherë kur të gjithë u larguan pas namazit të jacisë, njeriu filloi të falë namaz… Me kalimin e kohës, në një moment u dëgjua diçka, mu sikur dikush hapi derën dhe hyri brenda në mesxhid. Njeriu i cili falej mendoj se erdhi ndonjë person i respektuar dhe në shpirt filluan t’i rrotullohen fryma dyfytyrësie. I tha vetes:

– Në këtë vend madhor njeriu vjen vetëm për ibadet Allahut. Ky njeri i mirë me siguri do të më kushtoj vëmendje edhe mua, do ta sheh namazin tim, ibadetit tim dhe do ta kuptoj vlerën time dhe aspak nuk ktheu kokën të shikoj kush është…

Deri në mëngjes u gjend në namaz, për asnjë çast nuk mbylli sytë, por i rridhnin sytë lot… Herë bënte teube, istigfar, herë kalonte kohën në dhikër të përmendurit Allahut. Menjë fjalë u tregua mirë…

Në kohën e syfyrit dhe më pas kur brendia e xhamisë u ndriçua, njeriu ktheu kokën dhe në një skaj vërejti një qenë që ishte duke fjetur. D.m.th., ajo zhurmë ishte shkaktuar nga qeni.

Tani njeriun kaploi brenda, iu dogj shpirti, gjaku iu tha në venë, dhe filluan t’iu rrjedhin sytë lot… Filloi të rrah veten në gjoks dhe tha:

“O njeri i pasjellshëm! Allahu këtë mbrëmje të edukoi përmes këtij qeni. Gjithë natën bëre ibadet që të të shikon qeni. Si do të qëndronte puna sikur njeriu të mbetej i zgjuar një natë të vetme për Allahun…mjerë për ty!”

Përktheu dhe përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit