15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Dy të vrarë dhe katër të plagosur në Shkodër

Më të lexuarat

Dy persona janë vrarë në Shkodër mbrëmjen e djeshme pas një konflikti që ka ndodhur në një lokal.
Sipas policisë, Miklovan Parubi, 33 vjeç ka vrarë me armë zjarri shtetasin Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshtin 30 vjeç.
Gjithashtu janë plagosur edhe katër persona tjerë. Dyshohet se krimi ndodhi pas një konflikti gjatë një loje pokeri.

 

Ky shtetas njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe probleme emocionale të pakontrolluara.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës në bashkëpunim me F.N.Sh-në, me qëllim kapjen e tij dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër së bashku me forcat FNSH janë në ndjekje të autorit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit