7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dy kamionë me drogë kapen në Kapshticë, policia: Po e peshojmë

Më të lexuarat

Pikërisht në ditën kur qeveria dhe ministria e Brendshme e shpallën të fituar luftën me kanabisin dy kamionë me kanabis u nisën drejt Greqisë. Ato janë kapur pranë Kapshticës mbrëmjen e kësaj të merkure. Sasia e lëndës narkotike është e madhe, por ende nuk është peshuar nga policia.

Droga është pikasur nga anti-kontrabanda në dy kamionë që udhëtonin drejt Greqisë.

Lënda narkotike e dyshuar si kanabis sativa ishte fshehur në disa thasë në kamionët që transportonin krunde drejt vendit fqinj. Ende nuk dihet sasia e saktë, por sasia është shumë e madhe dhe janë duke u bërë veprime nga agjentet e antidrogës për ta peshuar. Policia ka ndaluar dy drejtuesit e kamionëve Zija Hidri dhe Ardian Sako.

Njoftimi i Policisë

Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Doganore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, godasin një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të detajuar në vijë të dytë duke përdorur qen antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, Policia Kufitare dhe Dogana kanë konstatuar në dy kamione lëndë narkotike.

Po vijon kontrolli i imtësishëm i dy mjeteve.

Për arsye hetimore, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit