9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Duterte paralajmëron se “mund të jetë 50 herë më brutal se terroristët”

Më të lexuarat

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, paralajmëroi të dielën se mund të jetë 50 herë më brutal se terroristët në atë vend, duke theksuar se madje “mund t’i hajë nëse ushtarët i kapin të gjallë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duterte më herët pati kërcënuar me jetë trafikantët e drogës, por deklaratat e tij të sotme kanë arritur një nivel krejt të ri, kur në ceremoninë e hapjes të turneut sportiv foli rreth asaj se çfarë do t’iu bënte terroristëve që kryejnë sulme në Filipine.

Duterte gjatë një vizite në provincën qendrore të Bohol ku së fundmi ishte penguar një sulm, tha se kishte urdhëruar marinën që të bombardojnë ekstremistët që vijnë me anijet e tyre për të kërkuar njerëzit që do t’i rrëmbejnë. Ai me këtë rast ekstremistët i ka quajtur kafshë.

“Nëse dëshironi të bëhem kafshë, unë gjithashtu jam i prirur për këtë. Jemi të njëjtë”, ka thënë Duterte, duke shtuar se mund të jetë 50 herë më brutal se terroristët.

Në Filipine që nga viti 1991 është aktiv grupi militant Abu Sayyaf. Ky është grupi radikal që udhëheqë luftë për pavarësinë e krahinave muslimane në Filipine, kurse deri më tani kanë kryer qindra bombardime, rrëmbime dhe vrasje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit