11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Durrës, shoferja në timon përplasi për vdekje vjehrrin me nusen, plagosi rëndë fëmijën 8 vjeç

Më të lexuarat

Policia e Tiranës ka zbardhur identetitn e viktimave dhe të plagosurve të aksidentit të dytë me pasojë vdekjen që ndodhi. Një grua e re 34-vjeçe, Edlira Pisku ka vdekur nga goditja fatale, ndërsa i biri i saj 8 vjeç, Xh.P. është plagosur rëndë. Por, viktimë ka mbetur edhe vjehrri i gruas, Xhemil Pisku 69 vjeç. Vogëlushi u dërgua me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Autore e aksidentit është një femër Ilda Parroj, 30 vjeçe, banore e Durrësit, e cila u shoqërua në Polici.

Ja njoftimi i Policisë së Tiranës, ku në iniciale mbiemri i viktimave jepet me F.

Me datë 24.02.2018 rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen. Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe. Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve . Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit