15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Durrës, rinisin kërkimet për peshkatarët e zhdukur

Më të lexuarat

Kanë rinisur mëngjesin e së martës në qytetin e Durrësit kërkimet në det për dy peshkatarët e zhdukur, Bekim Mançinaj dhe Avni Shahinaj. 

Lajmin e konfirmojnë autoritetet lokale, të cilat saktësojnë se pavarësisht detit të trazuar dy mjete të Rojës Bregdetare kanë nisur operacionet. 

Në vartësi të forcës së detit, kërkimeve pritet t’i bashkohet në orët e ardhshme dhe një mjet i policisë kufitare. 

Ndërkohë, saktësojnë autoritetet, ka rinisur edhe kërkimi nga toka, përgjatë bregut të detit në të gjithë Gjirin e Lalzit. 

Peshkatarët Mançinaj dhe Shahinaj rezultojnë të zhdukur që prej ditës së dielë. Natën e së njëjtës ditë, të alarmuar nga moti i keq dhe moskthimi në shtëpi, familjarët e tyre kërkuan ndihmë në polici. 

Në operacionin e kërkim-shpëtimit, që nisi pas marrjes së informacionit, u përfshinë mjete të Rojës Bregdetare, policisë kufitare, si dhe efektivë policie që kërkuan përgjatë bregut. 

Në ndihmë të tyre u vunë dhe vetë familjarë, të afërm dhe banorë të fshatit Rinia të komunës Katund i Ri. 

Pasditen e së dielës deti regjistroi forcën 5 ballë dhe dyshohet që dallgët të kenë përmbysur barkën e peshkatarëve, ndërsa temperaturat e ulta të ujit dhe largësia me bregun t’u ketë marrë atyre jetën. / Top Channel 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit