Durrës: Nuk hapet porta e tragetit, bllokohen pasagjerët

0
44

Pasagjerët e një trageti të mbërritur në portin e Durrësit që në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm kanë mbetur të bllokuar prej thuajse 5 orësh.

Nga të dhënat e Kapitenerisë mësohet se trageti ka pasur probleme me portën kryesore, gjë që ka bërë që pasagjerët të mos kenë mundësi të dalin prej andej, raporton Panorama.

Mësohet se autoritetet portale janë duke gjetur mënyra të tjera për të zbritur nga trageti pasagjerët./koha/kohaislame