6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Duket si një shtëpi njëkatëshe e vogël nga përpara, por ka “një surprizë të fshehur” prapa – tanimë është vënë në shitje për 1,1 milion dollarë

Më të lexuarat

Një pronë që duket si një shtëpi njëkatëshe nga përpara, por ka një zgjerim të madh modern të fshehur në anën e pasme, ka hyrë në treg për 795,000 funte (rreth 1,1 milion dollarë).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia e viteve 1920 është transformuar nga inxhinieri James Kater dhe partnerja e tij Georgina Wilson të cilët po kërkonin tokë për të ndërtuar një shtëpi në vitin 2011.

Ata u frymëzuan nga qëndrimi në Australinë e tyre për të ndërtuar mbi atë që ishte aty, në vend që ta rrëzonin dhe të fillon të ndërtonin përsëri.

Dhe për ta bërë të tillë, ata përveçse 150 mijë funtesh (rreth 210 mijë dollarë), shpenzuan edhe nëntë muaj, duke e kthyer në një shtëpi, e cila ndër tjerash ka katër dhoma të gjumi dhe një dhomë të këndshme qëndrimi ditor.

Çifti duhej të rinovonte tërësisht shtëpinë ekzistuese me elektricitet të ri, hidraulik dhe izolim si dhe shtimin e shtrirjes në pjesën e prapme.

Ibthorpe është një fshat në Angli, në një zonë me bukuri natyrore të shquar dhe të dy zgjerimet përfitojnë plotësisht pamje mahnitëse të fshatit me dyert e palosshme prej 10 metra të gjera që hapen deri në kopsht.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit