12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Duhan gjatë muajve të shtatzënisë? Ja carë i ndodh fetusit

Më të lexuarat

Ndonëse duhani është rreptësisht i ndaluar gjatë shtatzënisë, është për të ardhur keq që shumë nëna të reja vazhdojnë ta pinë duke e ditur dëmin që i shkakton fetusit.

Pa parë imazhet, gjithkush mendon se dëmtimet nuk janë aq të mëdha sa flitet, por teknologjia e fundit e ultratingujve 4D ka bërë të mundur që zhvillimi i fetusit të ndiqet hap pas hapi.

Studimi i kryer së fundmi nga hulumtuesit e Universitetit të Durham dhe Lancaster në Angli u botua në revistën “Acta Paediatrica”. Sipas living, 20 gra shtatzëna kanë marrë pjesë në studim për një periudhe tre-mujore; katër nga të cilat ishin duhanpirëse dhe tymosnin rreth 14 cigare në ditë.

Efektet e njohura të pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë janë: reduktimi i sasisë së oksigjenit ndikon në zhvillimin neurologjik të fetusit, redukton frekuencën e lëvizjeve të frymëshkëmbimit duke rezultuar në zhvillimin e vonuar të mushkërive, rrit rrezikun e komplikimeve të shtatzënisë.

Një në çdo pesë foshnje të lindura nga nënat që pinë duhan peshojnë qindra gramë më pak, ndërsa ka një dyfishim apo trefishim të abortit spontan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit