12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Dueli mes Khabibit dhe Conorit po i çmend të gjithë

Më të lexuarat

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka deklaruar se shitja e eventit të UFC-229 që zhvillohet më datën 6 tetor, në Las Vegas, po shkon në mënyrë të shkëlqyer. Natyrisht që pjesën e madhe të këtij suksesi në shitjen PPV (pay per view-paguaj për ta parë) e ka dueli për titullin kampion bote në peshën e lehtë mes Dagestanezit Khabib Nurmagomedov dhe irlandezit Conor McGregor. “Jemi pranë shifrës së 3 milionë PPV për këtë event, ashtu sikurse edhe kishim parashikuar. Dueli mes Khabib dhe Conor po i çmend të gjithë”, tha Dana White, që ka deklaruar gjithashtu se kjo mbetet sfida më e madhe e historisë së arteve marciale mikse.

Promovimi që UFC-ja po i bën këtij eventi duket se ka qëlluar në shenjë, pasi shitjet PPV po shkojnë mirë dhe fitimi që pritet është i madh. Numri 1 i UFC-së, tha: “E dinim që gjërat do të shkonin mirë në këtë drejtim dhe kjo u kuptua që në ditët e para”. “Ky ishte dueli që ne donim, që fansat e dëshironim dhe po bëjmë më të mirën për ta promovuar atë”.

Nga shitja e biletave në stadiumin “T-Mobile Arena” pritet që të arkëtohen 17 milionë dollarë. Dy javë më parë, dy sportistët zhvilluan edhe një konferencë për shtyp për mediat, duke rritur popullaritetin e këtij eventi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit