7.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Duaje kë të duash, do të ndahesh prej tij

Më të lexuarat

(Vdekjen e shijove edhe ti, Sheki!)

Vdekja është gëllenjka e hidhur që, vetëm ta kujtosh, humb ëmbëlsia e çdo gjëje dhe shija e çdo kënaqësie. Me gjithë shijen e hidhur ajo është pjesë e jetës së filluar. Është epilogu i lindjes. Vetëm Allahu nuk vdes sepse gjallëria e Tij është e përsosur, ajo nuk ka fillim e nuk ka as fund.
Shumë e rëndë të pranosh lajmin për vdekjen e mikut që e kishe si vëlla. Atë që e kishe për zemër dhe e doje fort por nuk e kuptove se sa ishte ajo dashuri derisa nuk u shndërrua në dhimbje, për shkak të ndarjes. Por, ishim të paralajmeruar saktësisht: “Duaje kë të duash, do të ndahesh prej tij.”

Vdekjen e shijove edhe ti, Sheki…
Edhepse nga prindër të ndryshëm, ishe vëllau, jo vetëm i imi, por kështu të konsideruan edhe vëllezërit e mi të gjakut, e kjo nuk ndodh shpesh. Por pikërisht te ti ndodhi sepse edhe nënës sime (rahmet pastë) iu afrove, iu gjinde dhe i ndihmove sikur të ishe evladi i saj. Andaj, nuk patëm si të të konsiderojmë ndryshe veçse si vëlla. Ishe doktori i gjithë familjes (dhe jo vetëm) dhe në ty, sikur edhe shumë bashkëqytetarë mitrovicas shihej e jetësuar dhembshuria, dashamirësia, altruizmi, të gjitha këto që Zoti i plotfuqishëm të kishte begatuar dhe pajisur me to.
Vdekjen e shijove edhe ti, Sheki…
Allahu të mori, sepse Atij i takoje. Atij i shërbeve se ishe në mesin tonë dhe drita e Tij të udhëzonte, e dëshira për të arritur kënaqësinë e Tij të motivonte. Kështu, së paku të njihnim, e shpresojmë që Allahu të të ketë ditur edhe për më të mirë. Sado që të deshëm, Ai të deshi më shumë.

Vdekjen e shijove për të lënë pas vetes kujtim të mirë te të gjithë ata, të cilëve pa përtesë u shërbeve, të cilëve u blnte hajr buzëqeshja dhe lutja jote para trajtimit medicinal. Dhe gjatë sprovës së sëmundjes për ty u thanë mijëra lutje, mijëra zemra e gjuhë iu drejtuan Krijuesit të të shëronte, por caktimi i Tij ishte që të kaloje në ahiret. E, të pajtuar me caktimin dhe zgjedhjen e Allahut, për shkak të dhimbjes së ndarjes, për vdekjen tënde lotuan mijëra sy, qajtën mijëra zemra dhe sërish u thanë mijëra lutje.
Zoti ynë,
Mëshiroje vëllaun tonë dhe të gjithë të vdekurit tanë. Trajtoji me mëshirën Tënde të pakufishme. Vuajtjet ua bëj pastrim prej mëkateve dhe ngritje të derexheve. Familjarëve jepju durimin e mirë që ta përballojnë ndarjen e hidhur.

Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit