3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Duaja që duhet ta themi kur hyjmë në shtëpi

Më të lexuarat

Islami i ka kushtuar rëndësi dhe kujdes secilës lëvizje të njeriut, duke e edukuar atë që gjithmonë ta lidhë fatin e Tij me strehimin tek Zoti i Madhërishëm. Mbrojtja e Allahut, për besimtarin, paraqet nevojën elementare dhe thelbësore jetësore. Pa ndihmën e Allahut, njerëzit janë të ceket në arritjet e tyre, në këtë botë dhe në botën tjetër.

Ja pra, edhe atëherë kur njeriu hynë në shtëpinë apo banesën e tij, është shumë mirë që të thotë në formë të lutjes duanë e mësuar nga Muhammedi a.s.

Muhammedi a.s. thotë:  “Kur të hyjë njeriu në shtëpinë e tij le të thotë:

ALL-LLAHUMME INNI ESELUKE HAJREL MEVLEXHI VE HAJREL MAHREXHI, BISMIL-LAHI VELEXHNA VE BISMIL-LAHI HAREXHNA VE `ALALL-LLAHI RABBINA TEVEKKELNA”

Përkthimi:

“O All-llahu ynë, të lutemi që hyrja jonë të jetë e mirë dhe dalja jonë të jetë e mirë. Me emër të All-llahut hymë dhe me emër të All-llahut dalim, dhe në Të, që është Zoti ynë, mbështetemi.”  (Hadithin e transmeton Ebu Davudi)

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit