6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Dr.Shkrijelj: Boshnjakët janë krenar për prejardhjen e tyre shqiptare

Më të lexuarat

Ngjarjet e kohëve të fundit i ka detyru të thonë publikisht atë që opinioni kosovarë e shqiptar e ka pritë kaherë. Popullata e Sanxhakut kurrë nuk e kan mohuar përkatësinë kombëtare të prijësit më të shquar të tyre Aqif Blytës, i cili veproi për këtë popull që nga formimi i Xhemijetit e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botrore, por ka ardh edhe momenti që ata tua bëjnë me dije shtetit serb se shumica e popullsisë së Sanxhakut janë me prejardhje shqiptare dhe këtë të vërtetë nuk e mohojnë.

Boshnjakët dëshirojnë t’i nderojnë përsonalitetet kombëtare, por nuk dëshirojmë që t’i shfrytëzojmë kundër bashkëqytetarëve dhe shtetit tonë tha sot në press konferencën e BNV (Këshllit Kombëtar Boshnjak) historiani Dr. Rexhep Shkrijel.
“Boshnjakët në Sanxhak janë krenarë për origjinën e tyre shqiptare,” tha ai, duke shtuar se populli boshnjakë këtë nuk e fshehë dhe me krenari e potencojmë se “pjesë e asaj komponente të cilën e posedon edhe Acif Effendiu” .
Ai përsëriti se Aqif Efendi Blyta është “lider i padiskutueshëm i Boshnjakiëve” dhe se si musliman ai nuk ka mund të marrë medaljen naziste, Kryqin e Hekurt, tha për agjensinë Tanjug dhe transmetojnë mediat në Sanxhak dhe Serbi.
/mesazhi/Ismet Azizi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit