8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Drejtoria për Siguri të Turqisë publikon raportin “Ideologjia e FETO-s”

Më të lexuarat

Raporti tregon se FETO, duke keqpërdorur ndjenjat fetare dhe të tjera të njerëzve, ka përhapur rrjetin e saj terrorist

 

ANKARA (AA) – Drejtoria për Siguri të Republikës së Turqisë ka publikuar raportin “Ideologjia e FETO-s”, e cila doli pas analizës së të gjitha librave dhe ligjëratave të udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen dhe në bazë të hetimeve të cilat zhvillohen në Turqi kundër kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata terroriste FETO/PDY në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar filloi infiltrimin e ithtarëve të saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, ashtu që në vitet e 80-ta dukshëm të forcojë piramidën e saj paralele brenda këtyre institucioneve, dhe më në fund më 15 korrik të vitit 2016 të kryejë përpjekjen e dështuar për grusht shteti ushtarak me qëllim të përmbysjes së rendit kushtetues dhe përmbysjes të qeverisë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.

Raporti i cili përbëhet nga 181 faqe, teksti i të cilit është përgatitur nga ekipi i Departamentit për luftën kundër terrorizmit, në të cilën, ndër të tjera thuhet se FETO duke keqpërdorur ndjenjat fetare dhe të tjera të njerëzve, ka përhapur rrjetin e saj në shoqëri derisa nuk u zbulua sekreti dhe ana e saj e errët.

Me luftën e vendosur të shtetit turk, u zbulua fytyra e vërtetë e organizatës së rrezikshme terrosriste FETO, e cila gjithnjë e më vështirë mban ithtarët e saj së bashku, thuhet ndër të tjera. Në vijim është procesi i likuidimit të të gjitha strukturave të FETO-s, rrënimi i së cilës, në aspektet ekonomike dhe politike filloi në dhjetor të vitit 2013 kur ithtarët e saj ishin infiltruar në institucionet gjyqësore të Turqisë duke u përpjekur të shkatërrojnë pushtetin legjitim shtetëror.

Pas dështimit edhe të fushatës propagandistike që terroristët e FETO-s të paraqiten si viktima të sistemit, FETO përmes infiltrimit të pjesëtarëve të saj në forcat e sigurisë në korrik të vitit 2016, kreu tentimin e grusht shtetit ushtarak në Turqi. FETO nuk pati sukses edhe me këtë akt brutal dhe të pabesë të realizojë rrëbimin e pushtetit legjitim në Turqi, kurse pjesëtarët e organizatës terroriste para autoriteteve gjyqësore turke merren në pyetje për të gjitha mizoritë që kanë bërë.

Në raportin “Ideologjia FETO”, theksohet se Gülen, duke keqpërdorur fenë, ishte përpjekur të fitojë një masë kritike të ithtarëve për të marrë kontrollin e Turqisë dhe pastaj edhe rajonet tjera të botës në të cilat vepron.

Projektin e saj të madh të pushtimit të Turqisë FETO e realizoi nën maskën e retorikës pro-demokratike dhe abuzimit të ndjenjave fetare, kurse qëllimi duhej të zbatohej përmes terroristëve të infiltruar në të gjitha aparatet e rëndësishme shtetërore në Turqi. Strategjia e FETO-s përfshinte marrjen e kontrollit mbi mediat dhe interesat kombëtare të Turqisë ndërsa të gjithë ata që ishin pengesë në rrugën e organizatës u likuiduan.

Vetë Gülen projektin e rrënimit të Turqisë e përshkroi si nokaut teknik të shtetit.

“Mendoj se ne duhet të jemi shumë taktik sepse në të vërtetë ne duhet t’i japaim një nokaut teknik palës së kundërt. Është e rëndësishme të mësohet kjo teknikë dhe gjithçka tjetër nuk ka rëndësi. Në fakt, duhet të zhvillojmë teknikën dhe ta zbatojmë atë brenda këtij rrethi”, ka potencuar Gülen në paraqitjen para ithtarëve të tij.

Në raport thuhet se Gülen me metodat më efikase të teknikave komerciale ndërtoi karizmën mistike dhe pastaj në mesin e ithtarëve dhe simpatizantëve të FETO-s është konceptuar si qenie e veçantë dhe mbinjerëzore. Në mesin e anëtarëve të FETO-s, është përhapur kultura e vazalitetit absolut dhe superioriteti autoritar i Gülenit, i cili është paraqitur si dikush që mund të zgjidh të gjitha problemet dhe të sigurojë një jetë më të mirë për të gjithë ata që e dëgjojnë pa hamendje.

Islami ishte një nga mjetet që FETO ka përdorur dhe me të cilën ka abuzuar në përpjekjet për të arritur objektivat e saj terroriste.

Në analizën e librave dhe videove të ligjëratave të Gülen-it është konstatuar se mesazhet i ka përhapur mbi katër baza. Baza e parë dhe më e shpeshtë e përhapjes së mesazheve ishte sistemi i komunikimit sekret dhe mesazhet e koduara lidhur me strategjinë e krijimit të rendit të ri ekonomik, politik dhe shoqëror të FETO-s.

Keqpërdorimi i parimeve fetare për fitimin e ithtarëve dhe prezantimi i Gülen-it si një udhëheqës i mbinatyrshëm dhe i zgjedhur nga Perëndia janë dy pikat tjera më të rëndësishme në përhapjen e ideologjisë së FETO-s. Mënyra e katërt e mesazheve të Gülen-it janë mesazhet e hapura politike që përfaqësohen në vetëm një për qind të rasteve.

FETO u prezantua si “Hizmet (Shërbim)” dhe ndoqi një strategji të qartë për arritjen e qëllimeve. Kjo organizatë terroriste botën e ndante në dy pjesë, ithtarët e të ashtuquajturës Hizmet në njërën anë dhe të gjithë njerëzit e tjerë në anën tjetër. Ithtarët e organizatës u quajtën brezi i artë, kurse të gjithë kundërshtarët u shpallën armiq.

Ideologjia e FETO-s bazohet në idetë dhe mendimet e udhëheqësit të organizatës, Gülen-it dhe përfshin komponentin politik, ekonomik dhe social. Duke marrë kontrollin mbi legjislacionin, ekzekutivin dhe gjyqësorin e Turqisë, FETO ishte përpjekur të fitojë një pozicion të fortë ndërkombëtar.

“Fetullah Gülen ka punuar në krijimin e një modeli të ri njerëzish, personalite të pandryshuar që do ta bënte një shoqëri të re krejtësisht të nënshtruar ndaj qëllimeve të FETO-s. Kështu, duhej të krijohet një sistem i menaxhimit të shoqërisë në tërësi”, thuhet në raportin e Drejtorisë Turke të Sigurisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit