12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Drama siriane: 16-vjeçarja e zhdukur ritakon familjen pas një viti (VIDEO)

Më të lexuarat

Një vajzë siriane, e cila u plagos në një shpërthim në prill 2017, është kthyer me familjen e saj.

Gjysmëhëna e kuqe siriane publikoi një video tronditëse nga ribashkimi i një16-vjeçareje me anëtarët e familjes, prej të cilëve ajo ishte ndarë për më shumë se një vit.

Elaf Yahya u zhduk më 11 prill 2017 pas një shpërthimi vdekjeprurës në fshatin Rashidin në Halep.

Shpërthimi ndodhi pranë autobusëve që po evakuonin banorët e afërsisë së qyteteve përreth në provincën e Idlibit.

Në shpërthim me dhjetëra njerëz humbën jetën.

Elaf u plagos dhe humbi vetëdijen. Ajo u dërgua në një spital në Turqi dhe pas rimëkëmbjes u transferua në një jetimore.

Megjithatë, ajo arriti të marrë kontakt me familjen e saj pasi një vajzë siriane nga Halepi e ndihmoi të gjejë numrin e tyre të telefonit.

Familja u mblodh në organizatën “Rivendosja e Lidhjes Familjare”, të udhëhequr nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe Siriane. /tesheshi.com/

https://www.facebook.com/SYRedCrescent/videos/562306270896045/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit