12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Drama e rohinjave, The Economist: Aung San Suu Kyi, nga heroinë në zuzare

Më të lexuarat

Revista The Economist publikoi një raport mbi gjyqin e lideres së Mianmarit, Aung San Suu Kyi duke mbrojtur vendin e saj në selinë e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (IÇ) në Hagë, Hollandë.

Revista thotë se Suu Kyi dukej “e qetë” me “lule në flokët e saj” ndërsa mbronte vendin e saj në gjyq në rastin e gjenocidit ndaj popullsisë muslimane Rohinja.

Me një qasje ironike, revista tërheq vëmendjen për faktin se në vitin 1991, Komiteti Norvegjez Nobel, i cili i dha asaj Nobelin për Paqen, e përshkroi Suu Kyi si një “simbol të rëndësishëm në luftën kundër shtypjes” dhe një frymëzim për ata që kërkojnë të arrijnë paqen, të drejtat e njeriut dhe pajtimin etnik në mënyrë paqësore”.

Sidoqoftë, Suu Kyi është, për shumë protestues që u mblodhën jashtë selisë së GJND-së, vazhdon The Economist, krejt e kundërta, sepse ata e shohin atë si një apologe për “mizoritë” e ushtrisë së vendit të saj, “një persekutuese të pakicave etnike dhe nxitës të masakrës”.

Në një seancë dëgjimore të mërkurën, ajo pranoi se ishte e mundur që ushtria e vendit të saj kishte përdorur forcë disproporcionale kundër muslimanëve rohinja në provincën Arakan (Rakhine), por nuk pranoi të pohonte se qëllimi i atyre operacioneve ushtarake ishte të kryente genocid.

The Economist shkruan se gjykata dëgjoi përshkrime “të frikshme” të të shtënave masive, vrasjeve, shtëpive të djegura dhe dhunimeve masive të grave.

Revista britanike thotë më tej se Suu Kyi mund të kishte dërguar një “shërbyes civil të ri” për të paraqitur çështjen e vendit të saj në gjykatën e Hagës.

Në vend të kësaj, ajo me zë të lartë promovoi detyrën e saj në Hagë, duke e ditur plotësisht se pak burmeze i simpatizojnë rohinjat, të cilët në Mianmar konsiderohen emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi dhe një kërcënim për identitetin budist të vendit.

Nëpër Mianmar, u organizuan mitingje për Suu Kyi si një “mbrojtëse e palodhshme e krenarisë kombëtare”.

The Economist e ka të vështirë të shmangë përfundimin se Suu Kyi po përfiton nga fatkeqësia e rohinjave për të rritur shanset e partisë së tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Duke mohuar që rohinjat pësuan krimet të tmerrshme kundër tyre, Suu Kyi është shndërruar në një zuzare që refuzon të kërkojë falje për ato krime – përfundon The Economist. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit