7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Dr. Jusuf el-Karadaui “Trashëgimnia Islame është minare udhëzimi dhe jo pengesë zhvillimi”.

Më të lexuarat

Dr. Jusuf el-Karadaui u shpreh në lidhje me trashëgimninë e ummetit islam se ajo është minare udhëzimi dhe jo pikë pengese. Këtë prononcim Dr. Jusuf el-Karadaui e bëri nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetet sociale Twiter dhe Facebook.

Dr. Jusuf el-Karadaui u shpreh në statusin e tij: “ Ne krenohemi me trashëgimninë kulturore islame dhe udhëzohemi nëpërmjet saj. Ne diferencojmë ndërmjet asaj që është me burim hyjnorë, e pagabueshme, solide dhe e ruajtur, nëpërmjet të cilës marrim dritë dhe udhëzim, si dhe asaj që është në nivel njerëzorë, e rinovueshme, udhëzohemi me të dhe përzgjedhim prej saj. Pra e gjithë trashëgimnia islame është minare ndriçuese udhëzimi dhe jo vijë mbyllëse, kufizuese dhe pikë pengesë”.

Ndërsa përsa i përket adhurimeve në islam Dr. Jusuf el-Karadaui shtoi: “Përmbledhja e kuptimit të adhurimeve në islam përfshin jetën e individit dhe veprat e tij në tërësi, duke i kthyer ato në atë formë që ka zgjedhur Krijuesi. Të gjitha veprat e tij në këtë jetë i kryen duke iu referuar Krijuesit edhe pse veprat duken të rëndomta në sy të kësaj bote. Besimtari i kryen veprat e tij me nijetin e besimtarit të sinqertë dhe të nënshtruar ndaj Krijuesit. E gjitha kjo e shtyn atë që të kryejë sa më shumë vepra të mira dhe të shpresojë sa më shumë prej saj dhe e gjithë jeta e tij të rezultojë në devotshmëri të plotë”.

Dr. Karadaui është i njohur me idetë e tij reformuese, në përkufizimet e gjithëpërfshirjes në islamit, koncepteve të adhurimit në islamë dhe reformimimit të mendimit islam.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit