16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Doza islamofobie të theksuar nga Arbana Osmani dhe Top Channel

Më të lexuarat

Historia e dhimbshme e një jetimeje të dhunuar ka tronditur rrjetet sociale pas pohimve të saj se është dhunuar rregullisht në mjediset e Shtëpisë së Jetimëve në Shkodër. 27-vjeçarja, me emrin Adriana e cila është rritur në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka bërë një rrëfim tronditës. Vajza ka rrëfyer se në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka qenë një mësues i fesë islame që abuzonte me to. Gjatë emisionit “Dua të të bëj të Lumtur” në Top Channel, Adriana tha se mësuesi i fuste në bodrum, i rreshtonte fëmijët e vegjël dhe zbuzonte seksualisht me to. “Kishim një mësues të fesë islame, dhe abuzonte seksualisht me ne të gjitha. Ishim nga 10-14 vjeç. Ai na fuste në bodrum te shtëpia e fëmisë dhe na rreshtonte. Na trembte me fantazma dhe na dhunonte.” Normalisht që nuk ndjehemi mirë kur dëgjojmë kësi historish të trishta të kësaj natyre, apo të çdolloj natyre, porse bashkë me të opinioni u shqetësua më tepër për vërtetësinë e kësaj historie. Hija e parë e dyshimit është, se Shtëpia e Jetimëve në Shkodër, apo edhe në qytete të tjera të vendit, nuk e përfshin në organikën e vet mësuesin e fesë, si atë të Islamit apo edhe të Krishterimit. Shumë shpejt më pas reagon një punonjëse sociale, që ka lidhje me Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër të denoncuar nga Adriana, e cila ka reaguar mbi deklarimet e 27 vjeçares. Punonjësja sociale Antonjeta Pero ka deklaruar në llogarinë e saj në fcb: “Shtëpia e Fëmijës nuk ka patur kurrë në organikë mësues të fesë islame e as të krishtere.” Ajo ka theksuar kompleksitetin e situatave që përjeton një fëmijë jetim i braktisur nga prindërit e tij në shtëpinë e fëmijës. Gjithashtu kanë ardhur edhe reagimet e bashkësisë muslimane në rrjet, ku kanë reaguar hoxhë Justinian Topulli, Agron Hoxha-KMSH dhe avokati i të drejtave të njeriut Gentian Sejrani. Në vijim keni statuset e tyre:

Islamofobia e Ben Blushit dhe Top Channel-it (nga Justinian Topulli)

Televizioni Top Channel ka qenë gjithmonë pararojë e degjenerimit dhe induktimit të shthurjes morale tek shqiptarët dhe përtej profesionalizmit që pretendohet se ka, ai është edhe modeli i gjobëvënësit dhe manipuluesit të fakteve.
Provokimi i fundit që shkaktoi ky kanal me lajmin e stisur, se një mësues i fesë islame paska abuzuar me fëmijët e një jetimoreje në Shkodër, u denoncua si i pavërtetë shumë shpejt nga një anëtare e stafit të këtij institucioni që akuzohet.

Ardhja e islamofobit Ben Blushi në krye të drejtimit të këtij televizioni, nuk ka ndryshuar asgjë nga politika e tij e hershme, madje duket se “Aventurierët” e degjenerimit moral dhe së fundi ky lajm i sajuar, vazhdojnë të jenë në të njëjtën linjë të moralprishjes dhe islamofobisë patetike.

Akuza për shpifje – Agron Hoxha

Në kohën që gazetaria e vërtetë po lëngon rëndë, “mejdani” u ka ngelur disa show-ve, ku abuzohet me çdo gjë dhe pa asnjë kriter. Moj Arbana (show-girl), para se të shfaqësh Adrianën (viktimën tënde të radhës) në spektaklin “Dua të hedh baltë, se diçka ngelet”, a e more mundimin të shkosh e të pyesësh se a ka patur ndonjë herë mësues besimi (të çdo feje) në shtëpinë e fëmijës në Shkodër?

Apo ky ishte një rrëfim i stisur, ku më shumë se Adriana u përgjigjej Arbana pyetjeve të Arbanës.

Po të jetë i vërtetë rrëfimi, disa njerëz sot duhet të shkojnë pas hekuravee të marrin dënimin më të rëndë.

Nëse rrëfimi është një shpifje e stisur, Adriana dhe Arbana (27 dhe 37 vjeç – të dyja në moshë madhore) duhet të mbajnë përgjegjësi për shpifje, prishje të imazhit të mësuesit të fesë dhe më e rënda për nxitje të urrejtjes me bazë fetare.

Nga ana tjetër, të intimidosh dhe të demonizosh të gjithë stafin dhe mësuesit e shtëpisë së fëmijëve në Shkodër është shumë e rëndë dhe e shpifur.

Arbana kërko falje- avokat Gentian Sejrani

Nëse lajmi i prodhuar nga emisioni Arbanës, për abuzimin seksual të mësuesit fetar në institucionin e jetimores do ishte i vërtetë, do kishim të arrestuar, ashtu siç u arrestua polici. Mesa duket ka qenë “Shpifje”. Një prezantuese e një emisioni që bën njerëz të lumtur, duhet të na lumturoj thjesht duke kërkuar falje publike.
#arbana_më_lumturo_duke_kërkuar_falje

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit