10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

‘’Dosja Lumezi hap Kutinë e Pandorës në sistemin e drejtësisë’’

Më të lexuarat

Sistemi i drejtësisë mund të përballet me kolaps nëse vërtetohet që Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, e ka të manipuluar provimin e jurisprudencës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ish-anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe njohësi i çështjeve të sistemit të drejtësisë, Kujtim Kërveshi, në intervistën dhënë “Kohës Ditore” e ka parë si emergjencë “lëshimin rrugë” nga kryeprokurori Lumezi për nisjen e hetimeve të pavarura. Kjo, sipas tij, nuk mund të bëhet përderisa Lumezi është udhëheqës i këtij institucioni.

Sipas Kërveshit, mungesa e përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë nuk mund të na sjellë pastërti në njërin nga institucionet më të rëndësishme vendore. Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), shton ai, duhet ta luajë rolin e tij që i takon me ligj. Por, në këtë drejtim ai ka dilema nëse KPK-ja mund ta bëjë një gjë të tillë për shkak të përbërjes aktuale të KPK-së dhe raporteve të brendshme.

Kërveshi ka folur edhe për pasojat ligjore nëse konstatohet manipulimi i dosjes Lumezi. Sipas tij, vendimet që nënshkruhen nga një hallkë e tillë në themel konsiderohen “nul”, sepse janë të kundërligjshme. Kjo nënkupton që nuk mund të nxjerrë një akt ai që nuk pasur targë ligjore që ta shpallë atë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit