9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dorëzohet Gjergj Dedaj, fshinë postimin kundër Turqisë në Facebook

Më të lexuarat

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, para pak çastesh e ka fshirë postimin nga muri i tij në facebook, në të cilin fyen Republikën e Turqisë dhe Presidentin e saj, Rexhep Tajip Erdogan.

Dje Ambasada e Turqisë në Shkup ka dënuar postimin që ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka bërë në rrjetet sociale kundër Turqisë dhe Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Nëpërmjet një deklarate Ambasada e Turqisë në Shkup ka theksuar se dënojnë fuqishëm pretendimet e pabaza dhe retorikën armiqësore me objektiv presidentin Erdogan që Dedaj ka përdorur në postimin e tij lidhur me memorialin që ndodhet në Parkun “Dëshmorët e 15 Korrikut” në Tiranë.

“Postimi i fundit tregon saktësinë e vendimit tonë për të mos u takuar me Ambasadorin e Kosovës në Shkup, Dedaj, i cili edhe më parë ka bërë deklarata kundër vendit tonë dhe i cili nuk është në dijeni të përgjegjësisë që i është ngarkuar nga titulli që mban”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Turqisë në Shkup.

Më tej theksohet se “Pritshmëria jonë nga miqtë tanë është që të tregojnë solidaritetin dhe bashkëpunimin e nevojshëm ndaj vendit tonë, në luftën e vendosur kundër organizatave terroriste, veçanërisht atë të ndërmarrë kundër FETO-s nga vendi ynë i cili ka dhënë një provë për t’u vlerësuar në mbrojtje të demokracisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës turke në Shkup.”

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, në llogarinë e tij në rrjetin social ka bërë postim lidhur me memorialin e përbërë nga një pllakatë e vendosur në Liqenin Artificial në Tiranë mbi të cilën ndodhen emrat e 251 dëshmorëve të rënë gjatë tentativës për grusht shteti të 15 korrikut 2016 në Turqi.

Duke përdorur shprehjen “Jo memorial politik, të Turqisë së Erdoganit, në Tiranë!” ai ka mbrojtur idenë e tij se në parkun në fjalë “nuk kanë vend politikat aktuale të Turqisë”.

Memoriali u inaugurua më 15 korrik të këtij viti gjatë shënimit të përvjetorit të tretë të tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve të Shqipërisë, të institucioneve turke dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile në Shqipëri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit